Bëri denoncimin për shantazhin e votave në Lezhë, Ndreu ironizon Gjekmarkajn: Këta s’njohin babën

Politikë

Bëri denoncimin për shantazhin e votave në Lezhë, Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat, Agron Gjekmarkaj, i cili publikoi një denoncim nga një qytetar ku thuhej se Bashkia e Lezhës i bënte presion punonjësve të administratës për të mbledhur vota në këmbim të vendit të punës.

Nëpërmjet një postimi, Ndreu mohon këto akuza duke rionizuar denoncimin e bërë nga drejuesi politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj.

“Babën në punë në bashki, po i bëjnë presion administratës thotë! Po baba ça thotë? Kush i ka bërë presion?! Kujt ju bë presion?!

Ka shkruar një kuzhinier në Shëngjin se po i bëjnë presion administratës! Edhe kuzhinierët janë në administratë?!

Këta nuk njohin babën jo më të dinë se kuzhinieri nuk është administratë!” shkruan Pjerin Ndreu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion