Pas rikthimit të Eglit në “BBV4”, reagon Fifi! Ja mesazhi i këngëtares për banoren

Showbiz

Pas rikthimit të Eglit në “BBV4”, reagon Fifi! Ja mesazhi

Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ishte kërkesa e Egli të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vetë. Kështu ajo u rifut në shtëpi, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.


Lidhur me rikthimin e Eglit, Fifi postoi një foto ku shkruante:

Jepi vajzë!

Kujtojmë, se gjatë ‘prime’, Egli u shpreh:

Ata që vërtetë më kanë dashur, i gjeta të shkatërruar dhe gjeta veten të shkatërruar… Duke marrë parasysh si rrethanat kishin ardhur, e dija si do ndihej, do ndihej i ulur, do ndihej i sulmuar. Nuk doja që të ndihej prej meje. Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im.

E kam bërë se e kam dashur, vazhdoj të ndiej. E kam sfidë të hyj brenda për ta pasur sërish pranë 24 orë, por po hyj për të mos qenë ajo që kam qenë, jo për të qenë e keqe me dikë, por për të qenë e mirë me veten time.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion