Tragjedia me dhjetëra të vdekur në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku ngushëllon familjarët e viktimave

Bota

Tragjedia me dhjetëra të vdekur në Maqedoninë e Veriut,

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona.

Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.

Në mesin e viktimave ishin 3 të mitur, ndërsa raportohet për 159 të plagosur.


Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion