Pas 22 vitesh ndarje, Livia rrëfen takimin me të atin: Më tha diçka të fortë...

Showbiz

Pas 22 vitesh ndarje, Livia rrëfen takimin me të atin: Më tha

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, njoftoi së fundmi takimin e shumëpritur me babain e saj pas 22 vitesh. Livia postoi në Instagram një foto me të atin, ndërsa përmes një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French”, ish-banorja ka ajo ka rrëfyer emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit emocionues.

Fillimisht ajo tregoi se kishte filluar komunikimin me të atin menjëherë pas daljes së saj nga shtëpia e famshme, teksa mes emocioneve, Livia u shpreh se kishte gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën, dhe siç e përshkroi ajo dukej sikur koha kishte ndaluar për ta.

"Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite.

Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim", tha Livia.

Më tej, Livia tha se babai i saj e kishte këshilluar atë për të vazhduar përpara, teksa i kishte shprehur dëshirën për t'u bërë gjysh. 

"Në fillim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh", u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion