Premtoi se do t'i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Bëra shaka!

Bota

Premtoi se do t'i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë, Donald Trump:

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sqaruar deklaratën e tij të mëparshme se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda ditës së parë” të kthimit në pushtet, duke thënë se ajo ishte një mënyrë figurative e të shprehurit dhe jo një premtim konkret.

Në një intervistë për revistën “Time”, Trump u pyet drejtpërdrejt për këtë pretendim, ai u përgjigj “E thashë në mënyrë figurative, dhe e thashë si një ekzagjerim, për të theksuar një pikë.

Dhe, siç e dini, natyrisht që më pas shpërndahet nga lajmet e rreme. Është e qartë që njerëzit e dinë se kur e thashë atë, ishte me shaka, por gjithashtu u tha se do të përfundonte.”

Në të njëjtën intervistë, Trump ka komentuar edhe mbi çështjen e Krimesë, duke thënë se gadishulli i aneksuar nga Rusia në vitin 2014 “do të qëndrojë me Rusinë”, një deklaratë që pritet të ngjallë reagime të shumta në arenën ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion