Dalin pamjet e sulmit me molotov ndaj fadromës së IKMT-së në Theth!

Aktualitet

Dalin pamjet e sulmit me molotov ndaj fadromës së IKMT-së në

Gjatë aksionit të së premtes për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, një person ende i paidentifikuar sulmoi me molotovë fadromën e IKMT-së, në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit dhe kreu i IKMT-së, Fatmir Meta.

Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur molotovët godasin njëri pas tjetrit fadromën, ndërsa efektivët e policisë që e shoqëronin largohen me shpejtësi. Vetëm njëri prej tyre nxjerr armën, ndërsa kreu i IKMT-së është i vetmi që tenton të përballet me autorin.

Për fat të mirë, sulmi nuk shkaktoi dëme apo të lënduar, por ka vënë seriozisht në rrezik jetën e dy punonjësve të shtetit.

Pavarësisht kësaj, Policia e Shkodrës deklaroi zyrtarisht se “asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion