“Nuk vlen asgjë pa Heidin”,  Egla ia “plas” në  sy Romeos! Revoltohet aktori: Ti je e keqe…

Showbiz

“Nuk vlen asgjë pa Heidin”,  Egla ia “plas”

Aktorja Egla Ceno ka debatuar me Romeo Veshajn në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Konkurrentja i tha aktorit se ai nuk vlen asgjë pa Heidi Baçin në shtëpi, ndërsa tregoi se e ka vënë re që të gjithë banorët po e sulmojnë të dashurën e tij, duke u munduar që ta nxjerrin atë sa më keq.

“Kur them unë që ti je e keqe zemër…”- iu kthye Romeo, megjithëse sipas Eglës Heidi është e zgjuar dhe di ti përballojë situatat.

“O Egla, çfarë je duke bërë? Mjaft më”, i tha Heidi banores duke i kërkuar që mos ta vazhdojë më këtë bisedë.

 Pjesë nga debati:

Egla: Ti nuk vlen asgjë pa Baçin, ja këtu po ta them.Ti je asgjë pa Baçin dhe të gjithë po e sulmojnë. E kam vënë re shumë mirë. Po mundohen se si ta nxjerrin keq sepse mundohen ta gjejnë në difekt

Romeo: Kur them unë që ti je e keqe zemër…

Egla: Ajo është ok fare. Tha më lini rehat se s’dua ta fitoj fare

Romeo: Çfarë po bën moj?

Egla: Çfarë po bëj more? Të vjen keq që dëshirojnë të sulmojnë Baçin dhe ti nuk vlen asgjë pa Baçin?!

Heidi: O Egla, çfarë je duke bërë? Mjaft më

Egla: Nuk vlen asgjë pa Baçin dhe janë duke sulmuar atë dhe pikë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion