Fshehu aksidentin e shkaktuar nga e bija duke larguar makinën, e pëson polici në Gjirokastër

Aktualitet

Fshehu aksidentin e shkaktuar nga e bija duke larguar makinën, e pëson

Një efektiv policie në Gjirokastër është lënë në arrest shtëpie pas fshehjes së aksidentit automobilistik të shkaktuar nga e bija. Polici TH.M, mësohet se ka larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, duke prishur provat për aksidentin.

"AMP Vlorë-Gjirokastër ekzekuton vendimin e gjykatës për punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet.

Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes."

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion