Nuk e tremb mosha, “ylli i “Friends” vendos që të bëhet nënë

Showbiz

Nuk e tremb mosha, “ylli i “Friends” vendos që të

52-vjeçarja Jennifer Anistorn, e mirënjohur për rolet e saj legjendare në Hollyëood, ka vendosur që të bëhet nënë, por jo në mënyrë biologjike, por të adoptojë. Ajo ka deklaruar më herët se nuk do fëmijë, pa treguar arsyen pse ka marrë këtë vendim, ndërsa në këtë moshë, ajo vendos që të ndjejë një fëmijë në krahët e saj.

 

Lajmi është bërë me dije nga mediat rozë në SHBA, që tregojnë se ylli i Friends-ave do të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë.  Mësohet se aktorja ka ndihmuar gjithmonë jetimët dhe miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin qershor.

Nuk e tremb mosha, “ylli i “Friends” vendos që të

“Jennifer mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë.

Nuk e tremb mosha, “ylli i “Friends” vendos që të

Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, ka thënë një burim pranë Aniston.

ME TE LEXUARAT