“Nuk dua ta di gjininë e fëmijës tjetër, por…”, Bora Zemani: Do doja një motër për tim bir

Showbiz

“Nuk dua ta di gjininë e fëmijës tjetër,

Bora Zemani ka folur hapur në Grida Duma Podcast për mëmësinë, dëshirën për një vajzë dhe ndjesitë e saj si nënë e një djali.

Në një rrëfim të sinqertë, ajo tregoi se gjatë shtatzënisë me Arborin kishte shpresuar të sillte në jetë një vajzë, si një motër që vetë e ka kërkuar gjithmonë.

Edhe pse shumë e lumtur që Arbori erdhi në jetë si djalë, Bora pranon se ideja që ai të mos ishte vetëm e ka prekur emocionalisht. Ajo shpjegon se sot kjo ndjesi është zbutur, pasi Arbori ka një vëlla nga ana e babait, por dëshira për të pasur edhe një vajzë mbetet ende e fortë.

“Duhet motra, për Arborin, por edhe për qejfin e mamit,” thotë Bora, duke shtuar se vetë e ndjen veten “komplet mami çuni”.

Në bisedë me Gridën, ajo ndalet edhe te frika që e shoqëron ideja e të qenit nënë e një vajze. Bora pranon se nuk e di si do të sillej me një gocë, pasi nuk e ndjen natyrshëm mënyrën e përkëdheljes dhe komunikimit që zakonisht lidhet me vajzat.

Madje ajo zbulon se, nëse do të ketë një shtatzëni tjetër, nuk do të dëshironte të mësonte gjininë e fëmijës deri në momentin e lindjes. “Nëse është djalë, di ta bëj shumë mirë. Nëse është vajzë, do ishte një lumturi shumë e madhe, por prapë më frikëson,” shprehet ajo./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion