Tregtia online rritet, institucionet ngecin/ KLSH: Mungesa e strategjisë, tatimet dhe AKEP po sjellë miliona lekë humbje

Aktualitet

Tregtia online rritet, institucionet ngecin/ KLSH: Mungesa e strategjisë,

Tregtia online në Shqipëri po njeh rritje të ndjeshme vit pas viti por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten pas dore dhe të pamjaftueshme, duke nxitur kështu informalitetin.

Ky është përfundimi kritik i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ngre alarmin për mungesë koordinimi institucional, informalitet të lartë dhe humbje të konsiderueshme të të ardhurave buxhetore

Vetëm gjatë vitit 2024, të ardhurat totale të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kapën vlerën e 3.9 miliardë eurove por pjesa që vjen nga veprimtaria online ishte sa 0.084% e totalit. Një shifër kjo që, sipas KLSH-së, nuk përputhet me rritjen reale të konsumit online në vend dhe sinjalizon nivel të lartë informaliteti në këtë sektor

“Brenda muajit mars 2026 Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e ekonomisë, të marrin masat për të analizuar dhe vlerësuar fushën e tregtisë elektronike, me synim hartimin e një strategjie të. Të përcaktohen qartë objektivat dhe përgjegjësitë institucionale sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore në komunikimet elektronike, mbrojtjen e konsumatorit dhe mirë administrimin fiskal, duke përfshirë një analizë të detajuar të identifikimit dhe vlerësimit të risqeve.”, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Situata nuk paraqitet më pozitive as në dogana. Të ardhurat nga veprimtaria online në vitin 2023 përbënin vetëm 2.2% të të ardhurave doganore, pavarësisht rritjes së ndjeshme të porosive postare nga platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion