Bilanci i përmbytjeve të 6 janarit, 2500 banesa të prekura nga uji. Banorët presin dëmshpërblim

Aktualitet

Bilanci i përmbytjeve të 6 janarit, 2500 banesa të prekura nga

Sipas bilancit të deritanishëm nga shtabi i emergjencave civile pranë prefekturës së qarkut, janë regjistruar 2 500 banesa të dëmtura nga uji, për të cilat janë mbajtur akt-konstatimet përkatëse.

Bashkitë e Krujës dhe Shijakut e kanë përfunduar procesin e verifikimit të dëmeve, ndërsa në Bashkinë e Durrësit,më e dëmtuara nga përmbytjet e fundit, verifikimi vijon ende. Në këtë bashki, zona e Durrësit të Ri ishte ndër më të goditurat.

Sipas banorëve, përmbytja nuk erdhi vetëm nga reshjet e dendura të shiut, por më së shumti nga keqmenaxhimi i situatës.

Edhe sot, gjurmët e përmbytjeve janë të pranishme, ndërsa banorët presin një proces të shpejtë e të drejtë dëmshpërblimi, si dhe pastrim të vazhdueshëm të kanaleve kulluese dhe investime serioze në to e rrugë, për të shmangur përsëritjen e këtyre përmbytjeve në të ardhmen./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion