“Nuk dua që Ilnisa të lëndohet, por Meritoni dashuron…”, ish-banorja deklaratë të fortë për çiftin e BBV3

Showbiz

“Nuk dua që Ilnisa të lëndohet, por Meritoni

Rudina Demneri është një personazh mjaft i njohur në media, jo vetëm për punën e saj disa vjecare si gazetare por gjithashtu si një ish-banore e sezonit të dytë të BBV.

Së fundmi, Paloma ka qenë e ftuar në programin “Breaking me Fiori Dardha”, ku ka shprehur mendimin e saj lidhur me dinamikat e zhvilluara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien e Meritonit me Ilnisën, Rudina është shprehur se nga burime të afërta pranë saj, Meritoni vijon të jetë i dashuruar me ish-partneren.

Fiori: Meritoni është shumë i dashuruar.

Paloma: “Shiko, unë iu uroj shumë suksese të dyve. Unë nuk dua që Ilnisa të lëndohet në fund të ditës sepse është një grua shumë e fortë dhe një grua që meriton shumë e më shumë sa i përket vlerësimit. Për një nënë është pesë herë më e vështirë të lëndohet se sa një mashkull.

Nuk e di se cfarë do të ndodhë për ata të dy përjashta dhe nuk dua të bëhem as e keqe por Ilnisa do ta kuptojë me kalimin e kohës se Meritoni ka ndryshuar. Me ato që kam dëgjuar, nga miqësitë e afërta të Meritonit, të sigurta, më kanë thënë se Meritoni është i dashuruar me nënën e fëmijës”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion