"Zvërneci", mbahet protesta e 14-të kundër qeverisë, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Edi Ramës
Lajmifundit
/
13 Qershor 2026, 15:53
Aktualitet

Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, organizatorët kanë njoftuar një tjetër protestë që do të zhvillohet si çdo ditë, edhe sot në orën 18:00.
Qytetarët që kanë marrë përsipër organizimin e protestës u kanë bërë thirrje shqiptarëve nga të gjitha zonat e vendit, por edhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë, të solidarizohen dhe t’i bashkohen tubimit në sheshin “Skënderbej” dhe më pas para zyrës së kryeministrit.
Mes thirrjeve që dëgjohen më shpesh në protestat e fundit janë “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.


