Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur pas betejës me sëmundjen e rëndë

Showbiz

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur pas betejës me sëmundjen

Këngëtarja e njohur, Sarah Harding ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë. Këtë lajm të trishtë e bëri me dije nëna e saj nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ylli i “Girls Aloud”, ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, ndërsa kishte vetëm një vit që ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

“Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo ishte bota për Sarën dhe i dha asaj forcë dhe ngushëllim të madh duke ditur se ishte e dashur.

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur pas betejës me sëmundjen


E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj se kështu do të mbahet mend.”, thuhet në mesazhin e nënës së saj.


Artistja ka qenë pjesë e grupit të njohur “Girls Aloud”, që u krijua në vitin 2002 por u nda në vitin 2013.

Përveç suksesit të saj muzikor, ylli kishte një karrierë të larmishme në aktrim dhe televizion, duke përfshirë rolet në filmat e St Trinian dhe dramën e BBC Freefall, përballë Dominic Cooper.

Në vitin 2016, ajo bëri debutimin e saj në skenë në Ghost – The Musical në Teatrin New Wimbledon në jugperëndim të Londrës, dhe vitin e ardhshëm vazhdoi të shfaqej në Celebrity Big Brother.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion