U mbyt teksa peshkonte në Liqenin e Prespës, gjendet trupi i punonjësit të Bashkisë së Pustecit

Aktualitet

U mbyt teksa peshkonte në Liqenin e Prespës, gjendet trupi i

Është gjetur pas shumë orësh kërkime, trupi i pajetë i 45-vjeçarit i cili u mbyt në Liqenin e Prespës teksa peshkonte.


Trupi i Stavri Vasilovskit është gjetur nga polumbarët. Mësohet se ai ishte punonjës i Bashkisë së Pustecit.

“Korçë/Informacion paraprak. Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.



Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion