"Ka ndihmuar femrat afgane", Rama takon gazetaren e BBC: Nder të punosh me Yalda Hakim

Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC, Yalda Hakim këtë të dielë.
Kreu i qeverisë ka publikuar në Twitter një foto krah gazetares teksa i shpreh mirënjohjen.
Ai thotë se është nder të punosh me njerëz të tillë që ndihmojnë qytetarët afganë të evakuohen nga vendi i tyre dhe të ndihen të mirëpritur në Shqipëri.
“Një nder të punosh krah për krah gazetares së BBC, Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë që kanë ndihmuar në evakuimin e fëmijëve, grave e burrave nga ferri në Afganistan dhe t’i bëjnë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri.
An honour to work hand in hand with @BBCYaldaHakim and other great people to get out of hell kids, women and men from Afghanistan and make them feel home in Albania.After sheltering them we should offer them a life and we will do it altogether????For them for us for our kids???????? pic.twitter.com/s17c24PJ4M
— Edi Rama (@ediramaal) September 5, 2021
Pasi t’i strehojmë, ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re dhe ne do ta bëjmë sëbashku” – shkruan Rama.


