“Mos më prek”, sherr mes Ilnisës dhe Erjolës: Ik qaj në dhomën e rrëfimit, zhduku…

Showbiz

“Mos më prek”, sherr mes Ilnisës dhe Erjolës: Ik qaj

Mbrëmjen e djeshme një debat mes Erjolës dhe Ilnisës ka degraduar dhe në ofendime.

Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa gjatë një bisede me Sarën, i thotë kësaj të fundit se nuk e merr njeri nëse e gjen në rrugë. Sara shprehet se nuk ka pse ja thotë një gjë të tillë asaj e cila është pa familje. Erjola i del para Ilnisës dhe i thotë të “zhduket” dhe se “sjellja e saj po e shëmton”. Ilnisa i kthehet me tone të rënda ku i thotë ta mbyllë gojën dhe se është hipokrite.

Ilnisa: Ty e të të gjejë njeri në rrugë nuk të merr. Ti je diamanti dhe floriri i shtëpisë këtu.

“Mos më prek”, sherr mes Ilnisës dhe Erjolës: Ik qaj

Sara: Po si mund të ma thuash mua këtë pa familje moj budallaqe.

Erjola Doçi: Ty të shëmton sjellja jote i e nderuar.

Ilnisa: Mbylle ti.

Erjola Doç: Normalisht që të them ik zhduku.

Ilnisa: Nuk më zhduk dot ti mua. As ti as 100 si ty. Hipokrite.

Erjola Doçi: Hipokrite je ti vetë.

Ilnisa: Erdhe me 100 skema.

Erjola Doçi: Skema bën ti në kokën tënde.

Ilnisa: Avash mos më prek ti me dorë.

Erjola Doçi: Vazhdo viktimizohu, shko qaj tek dhoma e rrëfimit.

Ilnisa: Hipokrite!

Erjola Doçi: Po i thërret vetes në emër. Inshallah nuk ka bota 100 si ti se do ishte vaj me det.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion