Ishin kthyer në "makth" për përdoruesit e monopatinave, kapen 4 hajdutët në Tiranë

Aktualitet

Ishin kthyer në "makth" për përdoruesit e monopatinave,

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “February” dhe ka zbardhur disa raste të vjedhjes së monopatinave.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjenndje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kanë vjedhur 18 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur. 10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion