Mick Jagger mbush 83 vjeç, e fejuara 44 vite më e re ndan një FOTO të rrallë familjare

Muzikanti i famshëm, Mick Jagger ka festuar 83 vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, e fejuara Melanie Hamrick, i ka kushtuar një urim të veçantë në rrjetet sociale.
Ish-balerina ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi të rrallë familjare, ku shfaqet së bashku me legjendën e rokut dhe djalin e tyre 9-vjeçar, Deveraux, gjatë një pushimi familjar.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Gëzuar për më shumë aventura, të qeshura dhe argëtim”, shkroi 39-vjeçarja krahas postimit të saj që mori shumë reagime nga fansat.
Kjo nuk është hera e parë që Hamrick ndan momente të veçanta me familjen. Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi një seri fotografish për ditëlindjen e nëntë të djalit të tyre, ku shfaqeshin momente nga pushimet në plazh, aktivitetet sportive dhe kohët e kaluara së bashku.
Në një prej imazheve, Deveraux shihet mes prindërve të tij, të cilët buzëqeshin dhe pozojnë pranë një vendi arkeologjik, ndërsa e përqafojnë të birin.
“Gëzuar ditëlindjen engjëlli im! Ai mbush 9 vjeç sot! Jam shumë krenare që jam nëna e tij. Çdo ditë është aventura më e mrekullueshme me Devën time të zgjuar, të egër dhe zemërmirë”, kishte shkruar Hamrick në atë kohë.
Jagger dhe Hamrick u takuan në vitin 2014, ndërsa dy vite më vonë mirëpritën djalin e tyre, Deveraux, i cili është fëmija i tetë i këngëtarit të “The Rolling Stones”.
Edhe pse për shumë kohë qarkullonin zëra për një fejesë mes tyre, Hamrick e konfirmoi zyrtarisht lidhjen në prill të vitit 2025 gjatë një interviste për revistën franceze Paris Match, duke treguar se ata kishin qenë të fejuar prej “dy ose tre vitesh”.
Çifti jeton kryesisht në Francë, ku ndajnë jetën familjare me djalin e tyre.