“Mezi pres…” Samanta Karavella zbulon gjininë e bebit!

Showbiz

“Mezi pres…” Samanta Karavella zbulon gjininë e bebit!

Samanta Karavella po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, teksa pret të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmi për shtatzëninë e saj u bë publik pak kohë më parë, dhe tani këngëtarja ka zbuluar edhe gjininë e bebit, ku u mësua se do të sjellë në jetë një vajzë.

“E vogla është rrugës”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Më herët Samara ka folur mbi përjetimet e mëmësisë, ku ka treguar:

“Po jetoj një nga periudhat më magjike të jetës sime. Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë ndjesinë e një jete të vogël që rritet brenda teje… Çdo goditje më kujton se dashuria më e pastër dhe më e vërtetë që kam ndjerë ndonjëherë po vjen. Zemra ime nuk është thjesht e plotë, por rreh ndryshe.

E di që jeta ime do të ndryshojë përgjithmonë, dhe jam gati për çdo sfidë.

Fëmijët janë bekimi më i madh, dhe unë mezi pres ta mbaj në krahë, ta shoh, ta ndjej dhe ta dua pafundësisht, siç e dua tashmë pa e parë ende.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion