Aksident në Gjirokastër, shoferi humb kontrollin, makina përfundon jashtë rruge!

Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, shoferi humb kontrollin, makina

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, Gjirokastër.

76-vjeçari me iniciale A.T., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, por fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta.

"Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, shtetasi A. T., 76 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë 76-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion