Meritoni feston ditëlindjen, Ilnisa i bën urimin e veçantë: Je arsyeja e fitores time
Finalisti i “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi ditën e sotme feston ditëlindjen. Ndryshe nga çdo vit tjetër këtë ditë kaq të rëndësishme për të, konkurrenti do ta festojë brenda reality show-t.
E teksa ora shënoi 00:00 banorët e uruan Meritonin për ditëlindje, ndërsa nuk kanë munguar as urimet e familjarëve dhe miqtë e tij.
Një ndër ta ishte edhe e dashura e moderatorit, Ilnisa Agolli, e cila sapo akrepat e orës shënuan 00:00 përmes një postimi në InstaStory e ka uruar Meritonin me fjalë zemre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”- ka shkruar gazetarja duke e shoqëruar me një zemër.
Kujtojmë që çifti u njohën dhe u dashuruan së bashku në shtëpinë e “BBV”, ndërsa Meritoni dhe Ilnisa kanë treguar se do ta vazhdojnë lidhjen edhe pas daljes së moderatorit nga shtëpia.