Moska kërcënon Britaninë: Do hakmerremi nëse armët tuaja përdoren kundër nesh nga Ukraina

Bota

Moska kërcënon Britaninë: Do hakmerremi nëse armët

Moska ka kërcënuar Britaninë e Madhe, duke i bërë të qartë se në rast se armët britanike përdoren nga Ukraina për sulme brenda territorit rus, Rusia do të hakmerret.

Këtë e ka bërë të ditur sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, sipas së cilës Forcat e Armatosura Ruse do të kryejnë sulme kundër objektivave britanike "në territorin e Ukrainës dhe përtej kufijve të saj" nëse armët që Londra i furnizon Kievit përdoren për të goditur territorin rus.

Ishte Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ai i cili tha se Ukraina kishte të drejtë të përdorte armët e furnizuara nga Londra për të goditur objektivat brenda Rusisë, ndërsa Rusia reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Cameron.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion