Aksident në garën e çiklizmit në aksin Kuç-Qeparo, dy sportistë në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident në garën e çiklizmit në aksin Kuç-Qeparo,

Disa çiklistë janë përplasur në aksin Kuç-Qeparo teksa garonin në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqipërisë.

Nga ngjarja mesohet se ka disa të lënduar, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.

Çiklistët u përplasën teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni, etapë e cila përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.

Edicioni i 81-të i çiklizmit startoi më datë 20 të këtij muaji nga sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë.

Aktualisht, zhvillohet etapa e katërt dhe pritet të zhvillohet dhe etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.

Garat vlejnë gjithashtu për Olimpiadën e Parisit, ndërsa turi çiklistik i Shqipërisë njihet edhe nga federata ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion