Melisa tregon për skenarin e “Për’puthen”: Olsa nuk më la të njihesha me Andin

Melisa Lleshaj, një nga figurat më të përfolura në mediat rozë, për shkak të lidhjes me Andin, ka folur hapur për nisjen e kësaj aventure. Në emisionin “Ropped ëith Olsi”, ajo tregoi për skenarin e Olsës. Melisa tha se takimet me Andin kanë nisur që kur ata kanë qenë pjesë e “Për’puthen”. Si fillim ajo tha se takoheshin në lokalin e Andit dhe më pas në parking. Melisa tregoi se atë nuk e lejuan që të zhvillonte takime me Andin në emision, me justifikimin se nuk duhej të ndërhynte në pëlqimin mes dy njerëzve, pra Andit dhe Teas.
“Unë kam kërkuar takime me Andin, një ma lejuan shyqyr Zotit. Një tjetër më thanë pse do ndërhysh ti mes pëlqimeve të të tjerëve edhe thashë ok. Ekzistonte një pëlqim aty me çfarë thuhej aty brenda dhe nuk duhej të ndërhyja unë dhe nuk ma lejuan.

Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime”, u shpreh Melisa.
Ajo nuk harroi që t’i kërkonte falje publikut, që lidhjen me Andin e mbajti të fshehtë për një kohë kaq të gjatë. Gjithashtu, Melisa tregoi se Andi e ka puthur i pari dhe se ka një kohë që bashkëjeton me të.


