India me një rekord të ri, 4 mijë të vdekur brenda 24 orëve dhe 421 mijë të infektuar

Bota

India me një rekord të ri, 4 mijë të vdekur brenda 24

Një rekord i ri është vendosur në Indi, lidhur me raportin e vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19. Sipas mediave vendase, duke cituar raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetën 4 mijë persona dhe 421 mijë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas raportit, që nga nisja e pandemisë, në Indi janë në total 230.168 të vdekur dhe 21,1 milionë të infektuar. Ndërkohë që në fillim të këtij muaji, India është bërë shteti i parë në botë që ka regjistruar mbi 400,000 të infektuar me këtë virus brenda një dite. Lidhur me situatën e spitaleve, vendi vazhdon të jetë në kolaps, ka mungesë të theksuar shtretërish, oksigjeni dhe ilaçesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion