Gjermania mbështet vaksinën AstraZeneca: Është e përshtatshme për të gjithë grupmoshat

Bota

Gjermania mbështet vaksinën AstraZeneca: Është e

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn në një intervistë televizive tha se vaksina AstraZeneca është i përshtatshëm për të gjithë grupmoshat. Ai tregon se në Gjermani vetëm disa grupe moshe dhe profesionesh janë të përzgjedhur për vaksinimin me AstraZeneca-n, por tani mund të këtë një ndryshim të vogël, për shkak të grumbullimit të rezervave të vaksinës AstraZeneca.

“Sugjerimi im për AstraZeneca është i menjëhershëm. Qytetarët që dëshirojnë vaksina të tjera do të duhet të presin për thirrjen e grupit të tyre përparësor, megjithëse ky kufizim është vendosur të hiqet në qershor, nëse dërgesat vijnë ashtu siç unë pres”, tha ministri.

Gjermania mbështet vaksinën AstraZeneca: Është e

Gjithashtu ai bëri thirrje për më shumë fleksibilitet në lidhje me dozën e dytë të AstraZeneca-s, që mund të jepet midis katër dhe 12 javësh pas së parës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion