Më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit, Meritoni poston foton e veçantë me Ilnisën!

Showbiz

Më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit, Meritoni
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3” ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin po shijojnë romancën e tyre të dashurisë. Në rrjetet e tyre sociale postojnë gjithmonë momente të veçanta me njëri-tjetrin. Pak momente më herët, Meritoni ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, në InstaStory.

Krah tij ndodhet partnerja Ilnisa, teksa të dy shfaqen pa mendje por tepër të buzëqeshur dhe të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. ‘Tag’-un Meritoni e ka shoqëruar edhe me një emoji me trëndafil të kuq.

Në fillim u duk sikur familja e tij nuk e përkrahte në lidhjen e tij me Ilnisën, pasi Rinori nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër të shtëpisë përveç Meritonit, përfshirë këtu edhe Ilnisën. Ai që ka shtuar më shumë aludimet, ishte edhe babait i Meritonit, i cili i ftuar në emisionin “Cherry On Top” me Bora Zemanin, është shprehur gjatë intervistës për lidhjen e djalit të tij se çdo gjë që ka bërë Meritoni e kanë parë në kuadër të lojës.

Ilnisa është përgjigjur për këtë deklaratë duke thënë se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”. Dhe ashtu ka ndodhur pasi motra e Meritonit mesa duket ka dhënë konfirmin e saj për këtë romancë të bukur mes dyshes, duke e ndjekur Ilnisën në rrjetin social Instagram.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion