Trafikonin emigrantë në këmbim të mijëra eurove pagesë, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 të pandehur

Aktualitet

Trafikonin emigrantë në këmbim të mijëra eurove

GJKKO ka dënuar me 155 vite burg në total 28 të pandehur që u shpallën fajtorë për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës kundrejt pagesave prej mijëra euro

Vendimi u dha pak më parë nga treshja gjykuese Erjon Bani, Irena Gjoka, Atalanda Zeqiraj ndërsa prokurore  e çështjes ishte Elida Kaçkini.

ME TE LEXUARAT