Shpërthen në flakë automjeti në Vlorë, shpëton mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

Aktualitet

Shpërthen në flakë automjeti në Vlorë, shpëton

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në ecje e sipër në aksin rrugor Kuç- Himarë, pranë fshatit të Kudhësit në qarkun e Vlorës. 

Burime për media bëjnë me dije se gjatë shpërthimit të flakëve, në mjet ndodheshin 2 persona.

Fatmirësisht si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pasagjeri kanë shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar nga flakët.

Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa dyshimet e para të zjarrit lidhen me defekte teknike të makinës, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion