Me pushime në jug, Ori Nebijaj e frikësuar: Zjarri gjatë natës vazhdon edhe...

Showbiz

Me pushime në jug, Ori Nebijaj e frikësuar: Zjarri gjatë
Prej ditësh disa zona në vend janë përfshirë nga flakët, të cilat rrezikojnë edhe vendet e banuara. Moderatorja Ori Nebijaj, e cila ndodhet aktualisht në jug të vendit ka ngritur alarmin për këtë vatrat e zjarrit në jug të vendit.

Ajo ka treguar se gjatë ditës së sotme ka pasur 2 vatra zjarri në Karaburun, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes. Ori ka publikuar disa pamje nga vendi, ku zjarri duket se vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Me pushime në jug, Ori Nebijaj e frikësuar: Zjarri gjatë

“Zjarri gjatë natës vazhdon edhe më i frikshëm po në Karaburun”, shkruan moderatorja.

Ajo ka treguar se ka vënë re një tjetër vatër zjarri pranë fshatit Tragjas në Vlorë. Ori shprehet e shqetësuar, sepse zjarri po afrohet në zonat e banuara dhe deri më tani thotë se nuk ka parë asnjë zjarrfikëse.

“Më afër se kaq me zonën e banuar, shtëpi apo hotele. Nuk shoh asnjë zjarrfikëse në qarkullim nga asnjë cep ndërkohë”, shkruan moderatorja.

 

ME TE LEXUARAT