Më të dashuruar se kurrë! Jennifer Lopez dhe Ben Afleck fotografohen duke shkëmbyer puthje
Lajmifundit
/
30 July 2021, 17:21
Showbiz

Pas ditëlindjes së paharruar të këngëtares së njohur Jennifer Lopez mesa duket ajo dhe partneri i saj ende nuk kanë ndër mend t’i ndalin pushimet.

Ata prej disa ditësh po udhëtojnë në Europë me një super jaht luksoz për të festuar 52-vjetorin e lindjes së këngëtares.
Çifti është fotografuar teksa shkëmbenin puthje pasionante gjatë mbrëmjes së kaluar në Nerano të Italisë.

Jennifer shihet e ulur në prehrin e të dashurit të saj, duke buzëqeshur, ndërsa Ben i dhuron një puthje në qafë.

Më pas çifti shkëmbejnë puthje pasionate në buzë,dhe duken më të dashuruar se kurrë.