Francë, makina hyn brenda kafenesë plot me klientë, humb jetën një person
Lajmifundit
/
30 July 2021, 17:27
Bota

Të paktën një person ka humbur jetën dhe gjashtë tjerë janë plagosur mbrëmë në Paris, kur një makinë u fut në tarracën e një kafiteri plot me klientë.
Policia franceze ka thënë se po ndjek të dyshuarin. Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, raportojnë mediat lokale.
Bëhet me dije se shoferi ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Pasagjeri që ka qenë brenda në automjet është në gjendje të rëndë për jetën. Makina ka goditur direkt një grua, e cila në ato momente po kalonte rrugën.


