“Më njihte më mirë se gruaja ime”/ Gentian Zenelaj rrëfen historinë e pazakontë me patronazhisten

Showbiz

“Më njihte më mirë se gruaja ime”/ Gentian Zenelaj

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rikthyer në vemendje çështjen e patronazhistëve, duke thënë se dikush me emrin “Elona” e ka ndjekur dhe përshkkruar bindjet e tij politik në detaje.

Ai u shpreh me ironi se edhe bashkëshortja e tij nuk do të ishte aq e aftë sa për të bërë një përshkrim të tillë.

Aktori ka thënë në emisionin Bilardo në MCN se patronazhistja e që kishte ndjekur dhe parë më vemëndje statuset dhe intervistat e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam patronazhisten time me emrin Elona që nuk po e gjej dot kush është. Nëse na sheh, do kisha dëshirë ta takoja dhe komplimentoja sepse realisht kishte bërë një përshkrim timin, ishte i jashtëzakonshëm.

Edhe po të pyesje bashkëshorten time që bëj një përshkrim politik Gentit, nuk do e bënte aq mirë.

Elona shkruante “me bindje të majta, i zhgënjyer nga e majta voton gjithmonë ndryshimin.

Pra ajo është një njeri që më ka parë intervistat, ka ndjekur statuset e mia. Ky njeri të krijonte idenë se ishte gjithmonë rreth teje dhe po të ndjek.”- tha Zenelaj.

ME TE LEXUARAT