“Situata është dëshpëruese, nuk ka rrugë tjetër”/ Berisha paralajmëron lëvizje të fuqishme

Politikë

“Situata është dëshpëruese, nuk ka rrugë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se situata pas zgjedhjeve vendore është “dëshpëruese”, por theksoi se demokratët “s’duhet të dorëzohen”.

Ai paralajmëroi protesta, teksa u shpreh se “do të ngrihemi në një lëvizje të fuqishme, kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij”.

Berisha: “PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë.

Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetëm, por besojmë të vërtetat. Demokratët dhe opozitarët, duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur, për votën e lirë. Rama tregoi fytyrën e tij.

Situata është dëshpëruese, të mos dorëzohemi dhe të ngrihemi. Në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje të ngrihen për të mbrojtur kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka përjetuar asnjë komb tjetër.

Ne do të qëndrojmë, kam bindjen e thellë që do e bëjmë. Demokratët në kushte të vështira, kur ishin shumë herë më pak se kaq kanë ditur të mbrojnë opozitarizimin, vlerat të krijojnë shpresat e të vazhdojnë betejën.

Mendoj se në këto etapa duhet të jetë, të lëvizë pasi të përfundojë procesi i denoncimit dhe mbrojtjes së votës, do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij.

Kam besim se idealistët do t’i japin kthesë vendimtare vendit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion