Goditet nga rrufeja teksa po lahej në det, humb jetën tragjikisht 26- vjeçari

Bota

Goditet nga rrufeja teksa po lahej në det, humb jetën tragjikisht 26-

Një turist britanik 26-vjeçar, i cili ndodhej në zonën detare të Agia Agatha në Greqi, ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Rodos pasi një goditje nga rrufeja.

Turisti i ri ka qenë në ujë kur binte shi dhe pavarësisht apeleve të turistëve të tjerë për të dalë, ai ka mbetur në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 2 të pasdites (ora greke). Menjëherë është njoftuar EKAV-i, ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe me ndihmën të tjerëve, i riu 26-vjeçar është dërguar në tokë ku ekipet e shpëtimit kanë luftuar për ta mbajtur në jetë.

Në të njëjtën kohë ka nisur edhe procesi i transferimit të tij në Qendrën Shëndetësore Archangelos, ku mjekët dhe stafi infermieror kanë vijuar betejën e shpëtimtarëve të EKAV-it për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.

Për ngjarjen është vënë në dijeni Autoriteti Qendror Portual i Rodos, efektivët e të cilit do të kryejnë hetimet përkatëse për këtë ngjarje tragjike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion