"Mashtruese", Julia i përgjigjet akuzave të Eglës: Nuk e kam parë kurrë në teatër

Showbiz

"Mashtruese", Julia i përgjigjet akuzave të Eglës: Nuk

Emri i saj është përmendur spektaklin e djeshëm, ajo i ka kthyer një përgjigje Eglës.

Julia ka mohuar të gjitha akuzat që janë bërë në drejtim të saj nga Egla, teksa është shprehur se banorja ka edhe një muaj kohë të ndryshoj qasje apo të kërkoj ndjesë publike për sjelljen e saj.

Ndër të tjera Julia është shprehur e gatshme të ketë një përballje televizive me banoren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E para e punës unë vij nga Amerika dhe nuk e di fare nga cili teatri është pushuar Egla apo në cilin teatër ka punuar Egla dhe nuk e kam parë kurrë.

Egla është një mashtruese. Unë Eglës i kam thënë që do kesh probleme kur të dalësh jashtë sepse do ngelesh pa punës si pasojë e sjelljes së saj brenda BBV. Ne aktorët punojmë në grup.

Unë me Julin nuk kam bërë asnjë bisedë për anën profesionale të Eglës.

Egla nëse punon në një teatër, unë nuk e di për sa kohë mund të marrësh leje dhe së treti, Egla ka nxjerr aty brenda shtëpisë të gjithë veten e saj.

Unë nuk po flas për anën profesionale, po flas për anën njerëzore. Ne jemi njerëz që punojmë në grup nuk futemi dhe mbyllemi në zyrë. Unë nuk e kam detyrim për të sqaruar Eglën sepse nuk më ka marrë Egla në këtë produksion. Por unë nuk kam frikë të kem një diskutim me Eglën.

Egla ka dhe një muaj kohë të ndryshoj qasjen e saj ose të kërkoj një ndjesë publike për të gjithë sjelljen e saj.”- u shpreh Julia.

ME TE LEXUARAT