Marrin fund gënjeshtrat e Jamie Spears, ish- truproja këngëtares: Ai e drogonte që ta mbante nën kontroll

Detaje të reja kanë dalë nga çështja e këngëtares Britney Spears dhe babasë së saj, Jamie. Ka qenë ish- truproja saj që ka folur, dëshmi që ishte në favor të këngëtares Fernando Flores në rrëfimin e tij, thekson se i ati i jepte këngëtares koktej me ilaçe të fuqishme.
“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores. Ai vazhdoi duke thënë se si babai i Britney, Jamie e telefononte atë shumë herë në ditë për të parë se çfarë situate ishte dhe duhej të kërkonte lejen e tij për çdo gjë që ajo donte të bënte.

Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.


