Surpriza më e bukur për ditëlindje, Salsano Rrapi kurorëzon dashurinë me Erjola Kakelin (Foto)
Lajmifundit
/
21 July 2021, 10:51
Showbiz

Salsano Rrapi dje festoi ditëlindjen, por jo vetëm. Partnerja e tij, Erjola Kakeli e ka surprizuar aktorin me diçka që habiti të gjithë. Në sy të të pranishmëve, të dy ata kanë bërë shkëmbimin e unazave.
Kanë qenë miqtë e tyre që kanë bërë publike pamjet në rrjete sociale ku duket se si dhëndri dhe nusja kremtojnë dashurinë buzë detit me fustan të bardhë dhe kostum tipik.

Aktori i humorit e ka mbajtur shumë private këtë lidhje.


