Marrëdhënia me Ermal Mamaqin? Bes Kallaku flet për herë të parë për hatërmbetjet

Aktori Bes Kallaku ka qenë i ftuar në ‘Soiree’, ku është vënë përballë një pyetësori “Thumbin apo Mjaltin”, përballë disa personazheve publike. Pyetja ju drejtuar edhe për Ermal Mamaqin, që Besi pa u menduar dy herë i dha mjaltin duke shtuar: Nuk kam asnjë gjë.
Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi njiheshin si dy nga personazhet e ekranit që kishin një miqësi shumë të ngushtë jashtë kamerave, deri në momentin që mbështetja që i bënin njëri tjetrit publikisht mori fund. Të dy aktorët i janë futur fushës së kinematografisë dhe konkurrenca ka bërë të vetë. Por distancimi i tyre ndodhi si pasojë e një hatërmbetje që Bes Kallaku pati kur Ermali nuk mori pjesë në promovimin e filmit të tij, “Falco”.
Më pas thumbat për njëri-tjetrin vazhduan rregullisht në çdo dalje të tyre televizive dhe nuk dihet çfarë marrëdhënie kanë sot ish-miqtë e ngushtë.


