Përmbytjet katastrofike në Indonezi, të paktën 71 persona kanë humbur jetën

Të paktën 71 njerëz kanë humbur jetën pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Indonezinë dhe Timorin Lindor. Mediat e huaja kanë bërë me dije se shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim të gjerë në vendet fqinje të Azisë Juglindore, derisa digat e tej-mbushura me ujë zhytën mijëra shtëpi.
Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore e deri te Timori Lindor. Më shumë se 40 njerëz janë ende të zhdukur në Indonezi, dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet më tej.Ndërkohë zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Zbutjen e Katastrofave, Raditya Djati e ka quajtur katastrofë një ngjarje të tillë, ku thekson se akoma vijojn ëtë jenë të zhdukur 40 persona.

