Luizi: Është fakt që Olta është përkujdesur për mua. Kiara: Po ik o Luiz, ik!

Showbiz

Luizi: Është fakt që Olta është përkujdesur

Loja siameze, ku banorët u ndanë në çifte për të jetuar si një trup i vetëm, bëri bashkë Oltën dhe Luizin, të cilët qëndruan së bashku në një bluzë.

Kur Luizi ishte sëmurë dhe tha se kishte dhimbje koke, Olta ju përkujdes për të si dhe e pyeste herë pas here, nëse kishte më dhimbje apo jo.

Kiara nga ana tjetër, jo vetëm që nuk u përkujdes për të dashurin e saj, por ajo e trajtoi situatën me humor, gjë e cila nuk i pëlqeu fare Luizit.

Ky i fundit i tha Kiarës sot se është fakt që Olta u përkujdes për të kur ai ishte sëmurë.

Komenti i Luizit nuk i pëlqeu fare Kiarës, madje kjo e fundit herë pas here thonte se ai është i llastuar dhe i përkëdhelur dhe se po e bën tragjike dhimbjen e kokës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion