Lei Kraja ndërron sërish televizion, ku do e shohim moderatoren bukuroshe këtë sezon

Showbiz

Lei Kraja ndërron sërish televizion, ku do e shohim moderatoren

Lei Kraja u largua disa muaj më parë nga “Digitalb”, vendi në të cilin nisi karrierën televizive dhe kjo lëvizje i habiti të gjithë. Ajo nisi një rrugëtim të ri së bashku me gazetarin sportiv, Jurgen Zela, në ekranin e “Euronews”. Ata të dy drejtuan emisionin “EuroGame” gjatë kampionatit europian dhe eksperienca për ta duket se nuk do të zgjasë më shumë në këtë televizion.

Në sezonin e ri, Lei nuk do të jetë më pjesë e “Euronews”. Ditën e sotme, vetë moderatorja ka zbuluar se është gati për një projekt të ri në “Radio Televizionin Shqiptar”. Këtej e tutje, “RTSH” do të jetë shtëpia e saj e re televizive, ku Lei duket se po ndihet mjaft mirë.

 

Ndërkohë burime për “News31.al”, kanë bërë me dije se moderatorja do të vijë me një emision që do i dedikohet vetëm Champions League, kompeticioni europain i futbollit që do të nisë në datë 14 shtator

Lei Kraja ndërron sërish televizion, ku do e shohim moderatoren


Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Pushime On Top” Lei tregoi arsyen e largimit nga spektakli i humorit “Portokalli”. Lei tha se nuk e gjeti veten si aktore, ndaj vendosi të largohej. Ajo u shpreh se më mirë do të ishte ta moderonte spektaklin se sa të kishte një rol si aktore.

“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten”, u shpreh moderatorja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion