Rebelët e Panjshir hedhin poshtë pretendimet e talebanëve: S'kemi rënë në duart e tyre

Talebanët kanë publikuar në mediat e kontrolluara nga to se luftëtarët kanë arritur të depërtojnë dhe të marrin në kontroll luginën “e padepërtueshme” të Panjshir në Kabul.
Ky informacion ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe drejtuesve të kësaj zone. Sipas BBC, një zëdhënës i Frontit të Rezistencës Kombëtare në Panjshir, Ali Nazari i ka mohuar të gjitha këto pretendime.
Ai thotë se lugina e Panjshir i ka bërë luftëtarët afganë që të kthehen prapsht duke mos i lejuar të depërtojnë.
“Makineria e propagandës së talebanëve vijon të publikojë informacione se lugina Panjshir ka rënë në duart e tyre. Por prej javësh e gjithë bota ka parë që kjo nuk është e vërtetë, madje e kundërta ka ndodhur. Fronti i Rezistencës Kombëtare i ka bërë talebanët që të tërhiqen nga kjo zonë” – thotë Nazari për BBC.
Më tej, zëdhënësi thotë se Fronti i Rezistencës Kombëtare i ka bllokuar një pjesë të luftëtarëve talebanë në pjesën verilindore të luginës.
“Ka qindra talebanë që kanë mbetur të bllokuar. Atyre po u mbarojnë municionet dhe rezervat ushqimore ndaj së shpejti do dorëzohen” – tha Nazari.


