Hodhi nga makina kutinë me kanabis sapo pa policinë, shqiptari kapet mat me 500 mijë euro drogë

Bota

Hodhi nga makina kutinë me kanabis sapo pa policinë, shqiptari kapet

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi prej 60 kg kanabis. Sipas mediave, operacioni u zhvillua në Arezzo, ku karabinierët ishin duke zhvilluar patrullimin e përditshëm.

Policia vuri re makinën e shqiptarit, i cili bëri disa lëvizje të dyshimta. 40-vjeçari është parë nga policia që të hidhte nga xhami i makinës një kuti kartoni, brenda së cilës u gjet 5 kg kanabis.

Kjo nuk mjaftoi për policinë italiane, e cila vendosi të zhvillonte kontrolle të tjera, në një magazinë e cila administrohej nga shqiptari.

Nga kontrollet policia arriti që të zbulonte në një zyrë disa çanta me drogë, me peshë 55 kg.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, ajo kapte vlerën e 500 mijë eurove. Shqiptari u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion