Rritet numri i të infektuar në ditë, një tjetër vend pranë valës së katërt të Covid-19

Bota

Rritet numri i të infektuar në ditë, një tjetër vend

Situata e Covid-19 në Korenë e Jugut nuk paraqitet aspak e mirë, pasi për 5 ditë me radhë, janë shënuar 500 të infektuar në ditë. Lidhur me situatën, ministri i Shëndetësisë së Koresë së Jugut, Kwon Deok-cheol paralajmëroi se vendi mund të jetë në prag të një vale të katërt të koronavirusit.

Gjatë një conference të mbajtur një ditë më parë, ai tha se rritja e numrit të të infektuarve rrezikon vendin. Gjatë fjalës së tij, ai Ai kërkoi popullit të ndiqte protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e  Covid-19. Ndërkohë që zyrtari shëndetësor Son Young-rae, gjithashtu  tha nëse vazhdon rritja e rasteve, qeveria do të marrë masa të reja.

ME TE LEXUARAT