Rama: Të dielën do më keni në Eladha!

Politikë

Rama: Të dielën do më keni në Eladha!

"Të dielën do më keni në Eladha." Me këtë frazë kryeministri Edi Rama njofton takimin e radhës në Greqi.

Përmes një videoje Facebook, Rama shpjegon se si bëhet regjistrimi për të votuar emigrantët në zgjedhjet e 11 majit.

“Do ta marrim atë emrin Albania dhe do ta vëmë aty te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi aty të barabartë mes të barabartësh përgjithmonë, jo më të poshtëruar, ky është fiksimi.

Tani një porosi kam unë për shumëkënd në Diasporë që nuk i është i ashtë aprovuar regjistrimi, në një pjesë të madhe i është bllokuar se e kanë vënë nga këtej kartën, mirëpo regjistrimi kërkon vendosjen e adresës dhe karta nga pjesa e pasme ku është dhe adresa. (tregon fletën), në mënyrë që të marrë adresën platforma e KQZ.

U morëm vesh?”, shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion