“A ke fëmijë ti Egla?", aktorja mallkon Rozën pas debatit: E paftë Zoti! Ku e di ajo...
Egla ka shpërthyer në lot teksa ndodhej në oborr bashkë me Sarën dhe Bardhin, kur u tregoi për një debat që kishte pasur më herët me Rozën.
Egla u shpreh se Roza i ka thënë diçka të tmerrshme, lidhur me një koment që i kishte bërë për fëmijë.
“Ke fëmijë t’i Egla? Si mund t’i drejtohesh vajzave në atë gjuhë? Ke fëmijë ti”, i tha Roza Lati.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Me kë gjuhë më? Çfarë të duhet ty, se çfarë kam unë jashtë, o budallaqe femër”, iu kthye Egla Ceno.
“Unë budallaqe femër, imagjino çfarë je ti”, shtoi Roza. Ndërsa Egla Ceno vazhdoi: “O intrigante, o kokëboshe, o kokëqype”.
Ndërkohë, ditën e sotme gjatë një diskutimi me banorët e tjerë, aktorja tregoi se ishte prekur nga fjalët e aktores dhe shpërtheu në lot.
“Roza më tha diçka të tmerrshme që më lëndoi shumë. Është shumë plehrë, e paftë Zoti. Ku e di ajo se sa jam përpjekur unë të kem fëmijë”, tha ajo, teksa qante.