Komenti Spartak Ngjelës bëri xhiron e rrjetit, Bora Zemani i përgjigjet "Live": Adresa nuk është i imja...

Showbiz

Komenti Spartak Ngjelës bëri xhiron e rrjetit, Bora Zemani i

Një kompliment i avokatit Spartak Ngjela për moderatoren Bora Zemani bëri xhiron në rrjet.

“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, i shkroi avokati.

Mbrëmjen e djeshme Bora ishte e ftuar në “Top Arena”, ku tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë.

“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë folloë në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, i tha moderatorja Ngjelës, i cili ishte gjithashtu në studio.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion